Reagon Meta: Rama e Veliaj të dëgjojnë artistët për cështjen e Teatrit

Ne lidhje me kërkesat e artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish kreu i shtetit Ilir Meta, i cili bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje. Meta i bën apel qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thotë Meta në mesazhin e tij.

Kliko per me shume info

Presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.