Reagon Rama pas tensioneve në komisionin e Medias: Do u japim leje SHQUP-i për Kullën e Sporteve

Politikë

Reagon kryeministri Rama pas tensioneve të ndodhura paraditen e sotme në komisionin e Medias, mes deputetëve demokratë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Rama i quan deputetët demokratë të zbrazur mendërisht dhe politikisht, dhe me ironi thotë se do u japë leje ndërtimi SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht(se shpirtërisht ka firuar me kohë),por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”- shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT