Rihapja e dosjes ‘Hajdari’, kërcënon avokati: Pritëm gjatë, kriminelët do ndëshkohen

Aktualitet

Gjykata e Tiranës vendosi sot për hapjen e dosjes së Azem Hajdarit për të cilën është dënuar me 25 vjet burg Izet Haxhia. Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka prova që Izet Haxhia është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike është e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit që ka qenë në atë kohë, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”.

ME TE LEXUARAT