Seanca në KPK për vettingun, ILDKPKI "godet rëndë" prokurorin Gentian Trenova

Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po shqyrton ne seance degjimore dosjen për prokurorin Gentian Trenova. Seanca degjimore nisi rreth ores 10:00 ku nga informacionet qe jane paraqitur ne kete seance, duket se ILDKPKI ka goditur ashper prokurorin ne fjale duke e akuzuar per fshehje apsurie dhe mungese te burimeve te ligjshme financiare per cka disponon.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici, ndërsa Gentian Trenova përfaqësohet nga avokati Saimir Lami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Relatorja Brunilda Bekteshi deklaron se prokurori Trenova i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED.

Ndërkohë sipas saj, ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rreme.

"Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën 'Ferit Xhajko', të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës", tha Bekteshi.

Trupa gjykuese do të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës për të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e vettingut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e vettingut.

ME TE LEXUARAT