Arrestohet shqiptari që shfrytëzonte shqiptarët, jetonin mes minjve e insekteve...

Aktualitet

Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve.

Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë.

Ndaj sipërmarrësit Auglent Lalollari është lëshuar urdhëri i arrestimit për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.

Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e 33-vjeçarit janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor etj, citon oranews.

ME TE LEXUARAT