Si është jeta 10 muaj pa celular? Jua tregon producenti i famshëm

Të famshmit japin shembullin e tyre se si mund të braktisni teknologjinë dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje njerëzve që ju rrethojnë e t’u falni më shumë dashuri atyre.

Simon Cowell, njeriu më me ndikim në mediat britanike dhe jo vetëm, ka deklaruar se prej disa kohësh nuk përdor telefonin e tij celular. Kjo pajisje komunikimi e ka bërë atë të ndjehet i hutuar dhe i inatosur. Madje ka treguar se kjo ka ndikuar edhe në shëndetin e tij mendor.

Kliko per me shume info

“Unë me të vërtetë nuk e kam përdorur telefonin tim për dhjetë muaj. Ndryshimi që më bëri ishte se u bëra më i vetëdijshëm për njerëzit rreth meje dhe më i fokusuar”.

Duke shpjeguar arsyet se përse e kishte marrë këtë vendim, anëtari më i preferuar i jurisë së “British Got Talent”, tha se telefoni e shpërqendronte.

“Gjëja me të cilën zemërohem më shumë është kur të gjithë në një takim janë të përqendruar të telefonat e tyre. Ndoshta kam qenë edhe unë në atë pikë më përpara. Thjesht nuk përqendrohesh. Ka qenë një gjë kaq e mirë për shëndetin tim mendor. Është një përvojë shumë e çuditshme, por me të vërtetë është mirë dhe kjo më ka bërë absolutisht më të lumtur”.

Cowell tha gjithashtu se edhe djalit të tij 4-vjeçar ia kufizon kohën që kalon në iPad, duke qëndruar me të përpara televizorit për të parë ndonjë shfaqje ose duke bërë ndonjë gjë tjetër më të mirë.

Producenti 58-vjeçar tha se shqyrton një ofertë nga korporata për ta blerë vetë ‘British Got Talent’, pas kaq shumë vitesh pune me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.