Oferta, Portieri shqiptar një hap larg Liverpool

Sport

Liverpool ka bërë një ofertë për të marrë Thomas Strakosha nga Lazio, duke qenë se nuk mund të konkurrojë me Real Madrid për blerjen e Alisson nga Roma dhe gjithashtu ka hequr dorë nga Gigio Donnarumma i Milan.

Ka shumë mundësi që portieri i kombëtares shqiptare të jetë zëvendësuesi i Loris Karuis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas gabimeve trashanike në finalen e Champions League, Liverpool e ka vënë blerjen e portierit në krye të listës së prioriteteve të merkatos së verës.

Alisson dhe Donnarumma kushtojnë të paktën 70 milionë euro, ndërsa kundrejt 40 milionë eurove Lazio mund të pranojë shitjen e Strakoshës. Klopp ka dhënë “ok” për blerjen e portierit të kombëtares shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sportitalia” që kujton se 23-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Lazio. Ai e ka ruajtur rrjetën të paprekur në 17 nga 53 ndeshjet që ka luajtur në Serie A, gjatë karrierës së tij.

ME TE LEXUARAT