Tabaku publikon faturat e bizneseve: Taksa për pronën është rritur 4-fish

Politikë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar fotot e dy faturave të biznesit që provojnë se taksa për pronën është rritur 2 deri në 4 herë më shumë.

“Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa nje vit më parë”, shkruan Tabaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta.

“Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij”, shprehet deputetja demokrate.

Postimi i plotë:

Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa nje vit më parë. Sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta!

Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij. Jo rastësisht mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, 500 mijë shqiptarë largohen sepse nuk ka punë, 1 milionë të tjerë aplikojnë për në SHBA sepse nuk ka shpresë. Taksat e rritura sot kapin vlerë e 5 miliardë USD në total, i paguajnë bizneset dhe shqiptarët për qejfet dhe luksin e rilindjes.

Ne foto, dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njejti biznes. Ftoj bizneset e tjera të denoncojnë rritjen e taksave.

ME TE LEXUARAT