U kapën me kopje në testim, ndëshkohen me përjashtim 11 maturantë

Ndëshkohen 11 gjimanzistë që u konstatuan me telefona celualarë, ndërsa po zhvillonin provimin e Matematikës, pjesë e maturës shtetërore.

Të gjithë nxënësve të kapur me kopje, nuk do t’u njihet rezultati.

Kliko per me shume info

Vendimi është marrë nga Komiteti i Maturës Shtetërore dhe bëhet fjalë për 1 nxënës në Gjirokastër, 6 në Kukës, 2 në Tiranë dhe 2 në Kukës.

Ministria e Arsimit thotë përmes një njoftimi për shtyp se ndaj 5 administratorëve që nuk identifikuan maturantët me celularë do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

Ndërkohë “Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër“ thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me drejtorin e gjimnazit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.