Vasili: Një bandë qeveritare e bashkiake, qan para artistëve kur 1 miliard eurove u ka punuar qindin

Politikë

"300 milionë euro koncesione në shendetesi i griu vandalizmi korruptiv, ndërsa për Teatrin s'ka lekë". Të tillë paralele absurdi ka ngritur sot kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, në të dytën ditë radhazi kur ai ngre këtë probleme.

"Qindra milion euro ne shendetesi i griu vandalizmi korruptiv i qeverise, - shkruan Vasili në Fb. - Koncesione, qe shperdorojne cdo minute euro pa fund pa shenuar asnje ndryshim ne shendetesi,pervecse thellojne per dite batakun korruptiv ku ka hyre pa kthim qeveria. Miliona pa fund per Portale,miliona pa fund per Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund per koncesione ne shendetesi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 1 miliard euro me zero impakt. Per teatrin para' nuk ka. Po a kane turp e gjithe kjo bande genjeshtaresh qeveritare e bashkiake, qe shkojne e qajne e lajne perpara artisteve qe medemek s'kane para' per teatrin, ne nje kohe qe rreth 1 miliard eurove u kane punuar qindin.

ME TE LEXUARAT