Veliaj-Vokshit: Çdo projekt që keni sulmuar ka dalë më i bukur, Rama të mori më qafë që kur të tha ‘aktore’

Aktualitet

I ftuar sot në Komisionin e Medias nga deputetët e maxhorancës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka debatuar me deputeten demokrate, Albana Vokshi, mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, duke deklaruar se ashtu si çdo projekt tjetër i sulmuar nga Partia Demokratike do të dalë edhe më i bukur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai solli rastin e projektit të këndit të lodrave te liqeni Artificial, atë të Pazarit të Ri dhe sheshit “Skënderbej”, të cilët edhe pse u sulmuan ashpër nga PD rezultuan si projektet më të mira që kanë marrë çmime dhe vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

“Çdo projekt që ju keni sulmuar ka dalë më i bukur, ndaj sulmoni teatrin por do dalë më i bukur. Siç sulmove këndin e lodrave dhe doli më i bukur, siç sulmuat Pazarin e Ri dhe doli më i bukur. Ndaj çdo gjë që ju sulmoni del më e bukur. Artistët i fyeni”, tha Veliaj.

Ai paralajmëroi deputetët se nesër sheshi “Skënderbej” do të marrë çmimin ndërkombëtar si sheshi më i mirë. “Pse ke frikë nga mua, a më ftove. Eja nesër me mua që të shikosh çfarë çmimi merr sheshi Skëndërbej. Kryeministri të mori më qafë ty që kur të tha je aktore”, shtoi Veliaj.

ME TE LEXUARAT