Vrasja e bosit të kokainës në Tiranë, ja cfarë u tha hetuesve ish-polici grek

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje shtetasin grek Efthimious Efthimiou, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 29 Janar në Tiranë.

Seanca e pyetjeve, që ka zgjatur gati pesë orë, është zhvilluar në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan, ku vuan masën e sigurisë “arrest në burg” 41-vjeçari grek.

Kliko per me shume info

Në praninë e avokatit të tij, Efthimiou ka këmbëngulur në pretendimin e tij për pafajësi. Ai i ka qëndruar versionit të dhënë pas arrestimit se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Sipas burimeve, ai ka guxuar edhe të sfidojë përfaqësuesit e prokurorisë, duke u kërkuar që t’i paraqesin një provë që e përfshin atë në ngjarjen kriminale.

Greku Efthimious Efthimiou është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen. Sipas prokurorisë, ata kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, citon abcnews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.