Zbuloni si pitonët hajnë njerëz

Soft

Një grua indoneziane ka vdekur pasi është gëlltitur nga një piton rreth 7 metra i gjatë. Këto lloj incidentesh janë të rralla dhe kjo është vdekja e dytë e shkaktuar nga një gjarpër, e raportuar në Indonezi për një vit.

Çfarë ka ndodhur me gruan?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Wa Tiba, 54 vjece humbi të enjten e kaluar ndërsa po rrinte në kopshtin e saj të perimeve në ishullin Muna, në provincën Sulawesi. Banorët lokalë filluan menjëherë të bënin kërkimet.

Sandalet dhe një elektrik dore që po përdorte u gjetën një ditë më vonë, ndërkohë që një piton gjigand me një bark të fryrë ishte shtrirë rreth 30 metra larg.

"Banorët dyshonin se gjarpri e gëlltiti viktimën, kështu që ata e vranë atë, pastaj e larguan atë nga kopshti", tha shefi i policisë lokale Hamka për AFP.

Më pas kanë prerë barkun e gjarprit dhe kanë gjetur trupin e gruas.

Si sulmojnë pitonët?

Pitoni në Sulawesi besohet të ketë qenë i llojit që të tërheq si rrjetë.

Ata mund të arrijnë gjatësi më shumë se 10m dhe janë shumë të fuqishëm. Gjithmonë sulmojnë në një pritë, duke u mbështjellë rreth predhës së tyre dhe duke e shtypur atë. Vrasjen e bëjnë me mbytje ose shkaktojnë sulm në zemër brenda pak minutash. Pitonët e gëlltisin të gjithë ushqimin e tyre. Grykën e kanë aq fleksibël sa mund të fusin në stomak edhe një njeri. Kur duhet të hajnë njerëz, një prej faktorëve kufizues është shpatulla e njeriut sepse nuk thyhet.

ME TE LEXUARAT