Vrau kushëririn, dënohet me 15 vite burg shqiptari

Aktualitet

Dënohet me 15 vite burg një 61-vjeçar nga Kosova në Zvicër.

61-vjeçari para dy vitesh ka vrarë kushëririn e tij, pasi pretendonte se kishte lidhje intime me gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Webergasse në St.Gallen, ndërsa viktima është Haki.S 42-vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Media tagblatt.ch, shkruan se 42-vjeçari shkonte shpesh për të punuar në Zvicër ilegalisht, te të afërmit e tij, ndërsa u akuzua se kishte marrëdhënie intime me gruan e kushuririt, autorit të vrasjes.

Prokuroria e St. Gallen për vrasjen e 12 majit 2016 kërkoi 18 vite burg, por Gjykata e St. Gallen e dënoi atë me 15 vjet heqje lirie, për shkak të vrasjes dhe mbajtjes së armës pa leje.

61 vjeçari duhet t'u paguajë dy të afërmve të viktimës 15000 franga. edhe shpenzimet e procesit gjyqësor që shkojnë mbi 100 mijë franga.

ME TE LEXUARAT