Brazili çon në shtëpi Meksikën, goli i Neymar thyen rekordin e madh të gjermanëve

Sport

Brazili ka arritur të eliminojë Meksikën nga Kupa e Botës duke e mundur me reazultatin e pastër 2-0 me gola te Neymar dhe Firminho.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Neymar kaloi në avantazh brazilianët në minutën e 51’ ndërsa shifrat për 2-0 i vulosi në minutënn e 89’ Firminho pas asistit të marrë nga Neymar.

Nga ana tjetër Meksika bëri disa përpjekje për të rrezikur portën e brazilianëve por pa sukses.

Përveç rëndësisë për kulifikimin, goli i Neymar në sfidën ndaj Meksikës, ishte i 227 në histori të Brazilit në Kupën e Botës, duke thyer rekordin e Gjermanisë me me 226 gola të shënuar.

Në çerekfinale Brazili do të presë fituesin nga çifti Belgjikë-Japoni, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:00.

ME TE LEXUARAT