Brazili kalon në çerekfinale, mposht Meksikën

Sport

Brazili është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Meksikës.

Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e balancuar me raste të shumta nga të dyja përfaqësueset.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në fraksionin e dytë të lojës ishte një tjetër histori pasi të besuarit e Tites u hodhën në sulm dhe menjëherë gjetën golin me atë të Neymarit.

Ndërsa goli i dytë për “Selecaot” u shënua në minutën e 90’ nga Firmino.

Brazili do ndjekë me shumë interes duelin e mbrëmjes Belgjikë – Japoni pasi skuadra që do kualifikohet nga ky çift do përballet me “Selecaot” në fazën çerekfinale.

ME TE LEXUARAT