Digjet banesa tek Brryli, 12 forca zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Aktualitet

Një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme në Tiranë. Shtepia është përfshirë nga zjarri ndodhet në Zonën e Brrylit përballë ministrisë së Jashtme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 12 forca zjarrfikëse me tre mjete për neutralizimin e flakëve. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia evakuoi banorët e pallatit që rrezikoheshin. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT