Ditë tragjike në Kosovë, gjashtë viktima nga aksidentet

Kliko per me shume info

Një grua e moshës 43-vjeçare ka ndërruar jetë sot rreth orëve të para të pasditës pasi u godit nga një veturë në hyrje të Shtimës. Kjo grua është viktima e gjashtë që ndërroi jetë sot në rrugët e Kosovës. Pesë persona të tjerë, të gjithë këta të një familjeje, ndërruan jetë në magjistralen Duhël-Suharekë. Policia apelon për kujdes te qytetarët.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, kur një këmbësore është goditur për vdekje në hyrje të Shtimes.

Kliko per me shume info

“Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 14:35 minuta në hyrje të Shtimes, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia shton se, “e lënduara është dërguar fillimisht në Ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë”.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.