Finalja e Botërorit, Deschamps: Kroacia ka më shumë përvojë se ne

Sport

Trajneri i Frances Didier Deschamps e ka fituar më parë Botërorin si kapiten i Francës, ndërsa tani do të kërkojë që ta fitojë edhe si trajner i “Gjelave”.

“Ka diçka irracionale në këtë lojë të bukur. Shikoni për shembull golin e Pavardit pas krosimit të Hernandezit në ndeshjen ndaj Argjentinës. Nëse do ju kisha thënë që e kishim provuar në stërvitje, do të kishit qeshur me mua. Ka diferenca nga një finale si trajner dhe një finale si futbollist, pasi nga pankina ke më shumë lodhje psikologjike. Varesh nga lojtarët në fushë. Grupi që kam është i ndryshëm nga ai në Europian, të paktën 14 prej atyre në finale nuk janë më me mua”, deklaroi Deschamps.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri francez mendon se Kroacia ka më shumë eksperiencë sesa Franca dhe fakti që vijnë për herë të parë në një finale Botërori nuk do të thotë asgjë.

“Sigurisht që ne kemi më pak eksperiencë sesa kroatët sepse Kroacia ka lojtarë veteranë. Gjithashtu, kanë vite që luajnë bashkë, ndryshe nga ne. Por, kemi gjatë gjithë Kupës së Botës që ndeshemi me ekipe me më shumë eksperiencë, pasi ne jemi shumë të rinj në moshë”, shpjegoi Deschamps.

ME TE LEXUARAT