Godet raporti i Antimafias: Grupet shqiptare të krimit, më të fuqishmit në Itali

Aktualitet

Ministria e Brendshme italiane i ka vënë në dispozicion parlamentit të këtij vendi një relacion në lidhje me raportin e bërë publik nga Drejtoria Antimafia mbi krimin në këtë vend në periudhën korrik-dhjetor 2017.

Në këtë raport zë vënd edhe kriminaliteti shqiptar I cili konsiderohet si organizimi I huaj me prezent në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në raport thuhet se kriminaliteti shqiptar ka një aftësi të madhe për rekrutimin e të rinjve dhe rinovimin e organizatës ne kohe rekord.

Mes të tjerash behet e ditur se organizatat kriminale shqiptare here pas herë kanë sjellje të ashpër mes veti të përqëndruara në mënyre te vecante ne larjet e hesapeve mbi bazën e rregullave të ashpra të Kanunit.

Kriminaliteti shqiptar në Itali nuk është aktiv dhe shumë I fuqishëm vetëm në aspektin e narkotrafikut por edhe në atë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe bastisjes se shtepive dhe bizneseve, citon VizionPlus.

Raporti vë ne dukje lidhjet e forta të organizatave kriminale shqiptare me grupet kriminale italiane ne Puglia dhe Brindisi të cilat kanë bërë të mundur futjen nga deti Adriatik të tonelatave me marijuana edhe gjatë vitit 2017. Përvec kësaj lende narktotike vihet në dukje edhe një rruge tjeter e futjes se heroinës nga Shqipëria drejt Italisë, në mënyre te vecante tipi Kobret I Heroinës që blihet në mënyre te vecante në Turqi.

Në raport vihen në dukje disa nga operacionet me te famshme të antidroges gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2017 si “Griko”, “Lo Blancos” dhe “Smoke Snake”. Ne njerin nga operacionet e medha ne tetor 2017 ne Ferrara u kapen mbi 2 tone hashash e cila ne treg kapte vleren 20 milion euro.

Raporti i drejtorise antimafia e ne dukje poziten gjeografike te favorshme mes Italise dhe Shqiperise qe shfrytezohet nga grupet kriminale te dyja vendeve per trafikun e lendeve narkotike te llojeve te ndryshme.

ME TE LEXUARAT