Haradinaj jep lajmin e madh: Javën e ardhshme hiqen vizat për Kosovën

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të jepet javën e ardhshme, respektivisht me 17 ose 18 korrik.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, raporti i KE-së për lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër zonën Schengen do të jetë pozitiv.

“Do ta kem një raport pozitiv. Është proces bukur i rëndë dhe ju kisha lutur që mos ta humbim kondicionin rrugës. Sepse kjo është një e drejtë që na jepet një herë dhe e përhershme. Nuk është meritë e kësaj Qeverie, por e të gjitha qeverive pasi është proces i gjatë”, ka theksuar Haradinaj.

Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që siç tha Haradinaj “proceset ecin, ata po humbin për vete”.

Kryeministri ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja ku tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së.

ME TE LEXUARAT