Kombëtarja jep 23 milionë euro për bamirësi, trajneri kroat shpërthen ndaj politikanëve

Sport

Kombetarja e Kroacise bëri histori për herë të parë në 15 korrik luajti një finale Botërori atë kundër Francës në Rusi 2018 ndaj së cilës humbi 2-4.

Skuadra ballkanase përfitoi plot 23 milionë Euro, shpërmblim që do të jepet i gjithi për bamirësi. Ka qenë trajneri i skuadrës kroate, Zlatko Daliç që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmoi lajmin duke deklaruar se kjo shifër do të jepen për llogari të një fondacioni që vjen në ndihmë të fëmijëve në Kroaci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tekniku 51 vjeçar e shfrytëzoi këtë festim duke u bërë edhe një apel politikanëve kroatë që të mos përfitonin nga sukseset e skuadrës për kredot e tyre politike.

‘Ky brez futbollistësh tregoi se mund të arrihet në majën e futbollit pavarësisht kombësisë , buxhetit apo rëndësisë së stadiumit”-shkruan Dalic në letrën e tij që është firmosur edhe nga futbollistët, -“i shkruaj këto rreshta duke marrë shkas nga situata e vështire e Kroacisë. Është vendi më i varfër i BE, ka në krye një qeveri që konsiderohet si një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili janë larguar miliona persona në 20 vitet e fundit. U kërkoj politikanëve dhe të gjithë autoriteteve që e kanë çuar këtë popull në mjerim, varfëri e dëshpërim që të rrinë larg kombëtares kroate”.

Daliç në postimin e tij në rrjetet sociale shtoi se dëshiron që asnjë prej politikanëve të vijë në dhomat e zhveshjes, të bisedojë e të bëjë fotografi me ta pasi sipas tij janë ata shkaku që kroatët janë populli më i varfër në Evropë.

ME TE LEXUARAT