Luftë mushkonjave, ja si mund të shpëtoni

Soft

Nëse ka një insekt që është me të vërtetë i urryeshëm ajo është mushkonja. Të gjithë i kemi shumë bezdi sidomos kur afron sezoni i verës dhe përdorim lloje të ndryshme produktesh kimike vetëm që ti mbajmë këto insekte larg vetes. Por tashmë gjithçka do të jetë më e thjeshtë, me disa metoda që do t'ju sugjerojmë.

Metoda me karafil

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse jeni lodhur nga produktet kimike atëherë po ju tregojmë një metodë me në azë karafilin. Merrni një kuti dhe përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes. Aroma e tyre do t'i mbajë insektet sa më larg.

Mbani gjithmonë bimë jeshile

Nuk është nevoja të ndërtoni një kopësht, mjaftojnë edhe disa lule në ballko.Prania e livandos, borzilokut apo nenexhikut në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.

Uthull Molle

Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat.

Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Ekstrakti i Vaniljes

Aroma e vaniljes trullos dhe parandalon afrimin e tyre.

Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Farat e karafilit

Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Kamomili

Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.

Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.

Mund të vendosni pak kamomil të tharë në parvazin e dritareve ose mund ta përgatisni në formën e çajit dhe të lyeni trupin me të.

Në këtë mënyrë edhe lëkura e trupit do të bëhet e butë dhe e lëmuar.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates

Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.

AgroËeb.org ju udhëzon të zieni në një filxhan çaji 10 apo 15 gjethe borziloku të freskët apo disa gjethe domatesh dhe kur të ftohet lyeni trupin me to para se të flini.

Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit

Vajrat esenciale janë më të mirët kundër mushkonjave.

Nëse keni në shtëpi vaj esencial borziloku, eukalipti apo karafili, shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat.

Me të mund të lyeni edhe një copë pambuku dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg

Por në rast s eju kanë pickuar tashmë atëherë ju këshillojmë që si fillim të mos e kruani puçrën që ju krijohet. Vendosni vetëm një kube akulli dhe një pikë vaj esencial livandoje. Qetëson inflamacionin dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.

ME TE LEXUARAT