“Ngrihu që aty, se është vendi im!” E moshuara i ulet sipër pasagjeres në autobus

Kliko per me shume info

Një video brenda një autobusi në Londër po bën xhiron e botës pasi një grua e moshuar i ulet sipër një tjetër pasagjere në autobusin urban të qytetit.

Kliko per me shume info

Momenti i sikletshëm fillon kur gruaja e moshuar i thotë pasagjeres tjetër të ngrihet nga vendi pasi është vendi i saj, mirëpo ajo duke e ditur se ky është një autobus publik dhe nuk ka vende të prenotuara nuk lëviz nga vendi.

Gruaja e moshuar dëgjohet t’i bërtasë gruas tjetër:

Lëviz që aty, ç’do të thuash me nuk lëviz? Kam ndenjur unë gjithmonë aty, do i them edhe shoferit, ai e di që unë hipi gjithmonë këtu. Hajde çohu!”
Pas kësaj për ta detyruar gruan që të ngrihet nga vendi, e moshuara i ulet sipër duke kërkuar me ngulm vendin që e quan të sajin.

Por as pas kësaj pasagjerja tjetër kokëfortë nuk çohet nga vendi dhe shfleton një gazetë.

Të tjerët përpiqen t’i thonë të moshuarës të ulet në vende të tjera bosh por ajo e vendosur nuk lëviz nga vendi.

Më tej ajo i thotë:

Ku do shkosh ti, ku do shkosh? Jam e sigurt që do zbresësh para meje. Unë do zbres në stacionin e fundit. Nuk ulem dot në vend tjetër se nuk janë aq të gjata sediljet dhe gjithmonë ulem tek vendi këtu.”
Video është regjistruar nga pasagjerët e tjerë ndërsa mediat angleze e quajnë si tronditëse.

Pamjet janë marrë javën e kaluar në autobusin e numrit 78 në Londër – i cili shkon nga Shoreditch High Street në Peckham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.