Zyrtare, Ozil tërhiqet nga kombëtarja gjermane: Nuk pranoj racizmin

Sport

Mesut Ozil ka lajmëruar tërheqjen nga përfaqësuesja gjermane.

Mesfushori i Arsenalit ka gjithë ditën që poston versionin e tij të historisë së fotos me Erdogan, dhe në ‘tweet-in’ e fundit ai ka deklaruar se nuk do ta veshë më fanellën e Gjermanisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një lajm që ka tronditur botën e futbollit. Ozil është takuar dhe fotografuar me presidentin e Turqisë Erdogan disa muaj më parë, një veprim që ka shkaktuar trazira në mediat gjermane, e cila iu vu kundër lojtarit.

Tani, ai ka shprehur mendimin e tij, dhe në fund ka zbuluar qëllimin e tij për t’u larguar nga kombëtarja.

“Trajtimi që më ka bërë Federata Gjermane e Futbollit dhe shumë të tjerë kanë bërë që të mos jem më në gjendje të vesh fanellën e përfaqësueses gjermane”.

“Ndihem i padëshiruar dhe mendoj se janë harruar të gjitha arritjet e mia me Gjermaninë që prej debutimit tim më 2009. Njerëz me të shkuar raciste nuk duhet të punojnë në postet më të larta të federatës së futbollit. Sjellja e tyre nuk reflekton atë të lojtarëve që supozohet të përfaqësojnë”.

“Me një zemër të rënduar dhe me shumë konsideratë, nuk do të luaj më me Gjermaninë pasi kam ndjerë racizëm dhe mungesë respekti. Dikur e kam veshur fanellën e Gjermanisë me krenari, por jo më. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, por kur më ofendojnë rrënjët e mia turke dhe tregojnë mungesë respekti, atëherë mjaft më!

“Kjo nuk është arsyeja pse unë luaj futboll, dhe nuk do të qëndroj në heshtje duke mos bërë asgjë. Racizmi nuk duhet të pranohet asnjëherë”.

ME TE LEXUARAT