Pakti me Greqinë/ Bushati flet nga Londra: Marrëveshja me Greqinë në një të ardhme të afërt

Kliko per me shume info

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Londër ku merr pjesë në Samitin e Londrës, takimi i pestë i Procesit të Berlinit.

Takimi vijon sot me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke iu përgjigjur interesit të medias për Dialogun e nisur me Greqinë ministri Bushati tha se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.

Kliko per me shume info

Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri tha më tej se rezistenca ka të bëjë më tepër me qëndrime politike si në Shqipëri dhe në Greqi duke u shprehur se segmente të caktuara ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm theksoi dhe njëherë se përtej afateve që janë folur për përfundimin e marrëveshjes e rëndësishme për momentin që flasim është cilësia e punës së grupeve dhe vetë procesit.

Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i vers, vera, vjeshta Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati
Kreu i Diploamcisë u ndal edhe tek çështja e migracionit për të cilën theksoi se:

Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Jemi për aplikimin e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE dhe vendeve kufitare në këtë fenomen duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për ta kapërcyer këtë krizë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri foli më tej dhe për rëndësinë e samitit të Londrës, që për herë të parë solli në tryezën e Procesit të Berlinit çështjet e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Varshavë të Polonisë në 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.