Paralajmërimi i fortë i Haradinaj: Ndarja e territoreve te Kosoves, do te sjelle luften

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka bërë një paralajmërim të fortë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ftuar në “Debat Plus” ai u shpreh se prekja e territorit për të nënkupton luftë, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik të flsësh për ndarjed”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.

“Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.

“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

ME TE LEXUARAT