Presidenti Meta takim me Komisionerin Hahn, zbardhet biseda mes tyre

Politikë

Vizitën në Shqipëri komisioneri Johannes Hahn e nisi me një takim me Presidentin Ilir Meta. Zyra e shtypit të Presidentit, njofton se kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. ‘Gjithpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e suksesshme të reformave’, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

Pas Metës, Johannes Hahn takoi kryeministrin Edi Rama, ku nënvizoi edhe pikat se ku duhet që të përqendrohet administrata shqiptare për fazën përgatitore të negociatave.

ME TE LEXUARAT