Shoferi i ambulancës ndërroi jetë në aksidentin e rëndë, shoku i tij mesazh pikëllues

Aktualitet

Mbrëmë në darkë në autostradën Tiranë-Durrës ndodhi një aksident i rëndë rrugor ku u përfshinë tre automjete. Përplasja rezultoi fatale për një 25-vjecar. Në aksident u përfshinë tre automjete, një “Benz”, një “Jeep” dhe një “Pegueot”.

Makina tip”Jeep” ku po udhëtonte 25-vjeçari nga Durrësi, Xhemal Goga, i cili ndërroi jetë në spital, ka humbur kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ka “fluturuar” mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në momentin që “Jeep”-i kaloi trafikndarësen u përfshinë në aksident edhe dy makinat e tjera, “Benz”-i dhe “Pegueot”, që ishin duke lëvizur normalisht në drejtimin e tyre. Nga kontakti i fortë, makina tip “Pegueot” doli nga rruga, ndërsa ‘Benz’-i pësoi dëmtime të shumta.

25-vjeçari Goga ishte punonjës i Urgjencës së Durrësit, konkretisht, shofer i ambulancës. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të 25-vjeçarit, kolegët e tij shprehen të pikëlluar.

ME TE LEXUARAT