Shtohen dyshimet, rusët përdorën doping në Botëror

Sport

Dyshimet për përdorimin dopingu nga futbollistët rus bëhen gjithmonë e më prezente.

Ditët e fundit mediat gjermane ka theksuar se lojtarët e kombëtares ruse kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo gjë është zbuluar nga një gazetë e përjavshme e Mynihut sipas së cilës në ndeshjen kundër Spanjës, një nga zëvendësuesit e Cerceshov, ka thithur amoniak nga një copë pambuku.

Ndonëse amoniaku nuk është një substancë e pranishme në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut, ai stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.

ME TE LEXUARAT