Shuhet komandanti i parë i nëndetëses shqiptare, mesazhi i dhimbshëm

Kliko per me shume info

U nda sot nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare Dr. Aleko Pojani. Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50.

Aleko Pojani ishte njëri nga komandant e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105 kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe. Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë.

Kliko per me shume info

Aleko Pojani është autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave. Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.