Tenderi fiktivi i bashkisë, PD: Kompania me 1 punonjës fitoi 100 milionë lekë

Politikë

“Bashkia e Tiranës shpall fituese të tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor!” Ky është denoncimi që bëri sot, PD-ja ndaj kryebashkiakuit të Tiranës.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka paraqitur para medias, tenderin më të fundit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, atë për qepjen e veshjeve të policisë bashkiake, për të cilin tha se, nëse vendi do të kishte prokurori, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ata që e kanë zbatuar atë vendim të tij, sot duhej të ishin në burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tenderi 100 milionë lekë për veshjet e policëve bashkiakë është vjedhje e e hapur, – tha Zhupa. – Mjaft të shikojëm dokumentat që ne sot po bëjmë publikë. 100 milionë lekë i ka dhënë Veliaj një kompanie që nuk paguan tatimet dhe ndodhet nën sekuestër. Duke i dhënë 100 milionë lekë një kompanie që është nën sekuestër për mospagim taksash, Erion Veliaj ka shkelur dy ligje, sepse kjo kompani duhet të ishte skualifikuar.

Ky tender është fiktiv, sepse në të ashtuquajturën garë janë dy kompani: “Vojsava Zenelaj” shpk dhe “Muçaj”- që ka paraqitur dokumentat sa për fasadë. Kompania e vetme “Vojsava Zenelaj” rezulton me 1 të punësuar, që i bie të qepë për 35 ditë, çdo orë, 4 kostume dhe një palë këpucë!

Vjedhje më të hapur se kjo nuk ka sepse në bashkinë e Veliaj tenderat janë në interes të xhepit të Veliajt. Nëse do të kishte Prokurori, Erion Veliaj dhe ata që e zbatuan tenderin sot duhej të ishin në burg për tenderin 100 milionë lekë!”theksoi Zhupa.

Tenderi fikstivi i bashkisë, PD publikon dokumentin: Fituese e 100 milionë lekëve një kompani nën sekuestro me 1 punëtor

ME TE LEXUARAT