Tirana, kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerje apartamenti

Aktualitet

Sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë, kjo në raport me të ardhurat.

Portali Numbeo në gjashtë muajorin e parë të vitit e rendit kryeqytetin e Shqipërisë të pestin në Europë, nga 31 kryeqytete, për përballimin e blerjes së një apartamenti. Më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare duhen mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, përsa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.

Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 përsa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata.

Në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17 nga 31 kryeqytete të Europës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të./abcnews

ME TE LEXUARAT