Vrau e groposi "Tik Fajxhiun", ja cfarë dëshmoi autori në gjykatë

Aktualitet

Gjykata e Krujës la në burg Hysni Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së 34 vjecarit nga Laçi, Kejsi Hysa. Në seancën për masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kishte pranuar vrasjen e Hysës për një sasi parash që i kishte borxh.

Ka dyshime se Hysa i kishte huazuar me fajde një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, i cili rezulton pronar i një mobilerie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E vrara para se të na vriste deklaroi ai gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit mbi baza të provave shkencore.

Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve, deri më 5 Korrik, kur Hysa doli më.

34 vjecari u vra me një plumb në kokë, ndërsa u gjet 9 ditë pasi ishte denoncuar i zhdukur i groposur në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës.

Për ngjarjen është në kërkim edhe një bashkëpunëtor i Hysni Ramës.

Policia kishte tre vjet e që kishte shpallur në kërkim Kejsi Hysën, pasi akuzohej si i përfshirë në një vrasjen e Edmond Theodhorit, ngjarje e ndodhur në Sarandë në korrik të 2015-ës.

ME TE LEXUARAT