Ndotja e ajrit, Sazan Guri jep alarmin

Aktualitet

Problemet e ndotjes së ajrit, i ka komentuar pasditen e sotme aktivisti Sazan Guri i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Aktivisti ka thënë se Shqipëria është vendi i pestë nga fundi në Europë, përsa i përket cilësisë së ajrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera ai ka thënë se në vendet e fundit me ajrin më të ndotur, renditen për çudi kryeqytetet e banuara nga popullsi shqiptare, siç është Prishtina dhe Shkupi. Më tej aktivisti ka shtuar se problem mbetet edhe cilësia e keqe e ujit të pijshëm.

“Nuk dimë ça hamë, nuk dimë ça pimë/ Duhet të ndërhyjmë në psikologjinë e zonave të ndaluara. Duhet të bëjmë kujdes tek rrezet e diellit në verë. Duhet të bëjmë kujdes me ujrat e filtruara ose kur pimë çaj. Pjesa më e madhe e trupit tonë përbëhet nga uji.Edhe kur hamë ushqime të këqija, nëse uji është i pastër të ndihmon ta tretësh. Për çudi tre kryeqytetet me ajrin më të ndotur në Europë janë me popullsi shqiptare, Tirana, Shkupi dhe Prishtina”, tha Guri.

ME TE LEXUARAT