Kapriçot e motit, ja sa arrijnë sot temperaturat

Aktualitet

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme 3 nëntor 2018.

Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët, ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në zonat Veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore, por vranësirat bëhen të dukshme në veri-verilindje duke rrezikuar shira të izoluar në këto rajone.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por gjatë orëvë të mesditës maksimumi pritet të ngjitet deri në 27- 28°C, e pazakontë kjo për stinën në të cilën ndodhemi.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

ME TE LEXUARAT