Kalon me sukses Vettingun, konfirmohet në detyrë Besnik Cani

Aktualitet

Prokurori i Elbasanit, Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cani aktualisht është komanduar si këshilltar ligjor i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Ai ishte kandidati i fundit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kujtojmë këtu se Besnik Cani e ka nisur karrierën në vitin 2003, i emëruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë 15 viteve, ai ka drejtuar prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit dhe së fundmi është emëruar në kabinetin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Cani ka qenë më parë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë.

Ndaj tij ka denoncime për disa çështje gjyqësore, si mos hetimi i ish-kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo për përfshirje në skema korruptive, si dhe pushimi i hetimeve për tenderat në spitalin e Elbasanit.

Ai akuzohet gjithashtu për lidhje me grupe kriminale të Shkodrës dhe të Lushnjes.

ME TE LEXUARAT