Gjermania përgjigjet për pasuritë e Adriatik Llallës, në Bremen

Aktualitet

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk rezulton të ketë pasuri në Gjermani, ndërsa nga verifikimet në këtë shtet në emrin e tij rezultonte vetëm shtëpia e marrë me qira dhe pagesat për shkollat e fëmijëve.

Përgjigjja i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak javë më parë dhe i është bashkangjitur dosjes që po hetohet ndaj ish-kryeprokurorit. Sipas asaj që raporton Ora News ish-kryeprokurori ka jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet për të nisen pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT