“Gjyqësi private”, si u shkatërrua prona e Abdullah Skënderit para syve të Policisë

Aktualitet

Abdullah Skënderi po ndiqte procedurat për të legalizuar një ndërtesë me konstrukt metalik në zonën e Tre Ishujve, në Sarandë, kur pronari i një biznesi tjetër “avancon” strukturat shtetërore dhe ia djeg dhe shkatërron plotësisht pronën, së bashku me çdo që kishte brenda. Ky rast “gjyqësie private”, i cili ka ndodhur mëngjesin e 7 Dhjetorit, merr përmasat e skandalit, pasi është njoftuar edhe Policia, e cila nuk ka reaguar aspak.

I dëmtuari Abdullah Skënderi ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Sarandës personin që ka shkatërruar me zjarr objektin e tij, si edhe ka identifikuar personat e veshur me pushtet publik, të cilët kanë qëndruar indiferent.

Në bazë të kallëzimit, një kopje të të cilit e ka edhe “Boldnews,al” rezulton se Abdullah Skënderi, në vitin 2012, ka ngritur një objekt social-ekonomik, të cilin e shfrytëzon gjatë muajve të verës. Ky objekt ishte një ndërtesë e thjeshtë, e ngritur kryesisht me konstruksion metalik e tulla, si edhe i mbuluar me tjegulla. Për këtë objekt, ai kishte aplikuar në zyrën e ALUIZNI-t dhe ishte në pritje të shqyrtimit të procedurave institucionale.

Por, ndërkohë që priste përgjigjen e ALUIZNI-t, në21 Nëntor 2018 ai merr kërkesën zyrtare nga Inspektorati i Mbrojtjes sëTerritorit (IMT) i Bashkisë Sarandë për prishjen vullnetare të objektit, pasiështë pa leje. Menjëherë, Abdullah Skënderi i drejtohet Gjykatës Administrativetë Gjirokastrës, e cila, me vendimin e ndërmjetëm të datës 5 Dhjetor 2018,vendos pezullimin e vendimit për prishjen e objektit, deri sa çështja tëshqyrtohet në themel nga ajo gjykatë.https://i0.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2018/12/4.png?resize=381%2C562

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky vendim e qetësoi disi poseduesin e këtij objekti.Por, siç ai deklaron në kallëzim, ky vendim ka lënë të pakënaqur një palëtjetër, private. Mëngjesin e datës 7 Dhjetor, Abdullah Skënderi njoftohet qëpronari i një biznesi aty pranë, i kishte vënë flakën godinës së ndërtuar prejtij, si edhe kishte marrë një mjet shkatërrues (skrap) për të rrëzuar tërësishtnë tokë.https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2018/12/5.png?resize=470%2C748

I dëmtuari shkruan në kallëzim: “Në orën 8 tëmëngjesit të datës 7 Dhjetor 2018 njoftohem se persona të paidentifikuar, siedhe një person i quajtur Evo (Spiro Iljadhi), i cili ka në pronësi lokalin“Orange”, i janë afruar pronës sime dhe i kanë vendosur zjarrin, duke eshkatërruar komplet atë, me të gjithë mallin që kishte brenda. Dëmi që më ështëshkaktuar është i konsiderueshëm në vlerë monetare, pasi aty mbaja dhefurnizimet e punës. Gjithashtu, për shkatërrimin e pronës sime kanë përdoruredhe skrep”.https://i0.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2018/12/6.png?resize=383%2C481

Më tej, Abdullah Skënderi vijon në kallëzimin e tijdrejtuar Prokurorisë së Sarandës: “Në vendngjarje ka qenë një miku im, B.C, icili ka njoftuar për ngjarjen inspektorin e policisë së zonës, Ladi Abedini, siedhe policinë e shtetit. Por, personat që po shkatërronin pronën time, nuk kanëpyetur aspak për forcën e ligjit dhe rrëzuan objektin që e kam ngritur me munddhe gjak”.https://i0.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2018/12/7.png?resize=382%2C510

Sipas kallëzimit, “Policia e Shtetit për rreth 2 orë nga lajmërimi, nuk ka ardhur në vendngjarje. Asnjë patrullë nuk kaloi. Në vendngjarje ishin vetëm personat që po shkatërronin pronën time. Theksoj që, dëshmitar okular në vendngjarje, ka qenë edhe vetë inspektori i policisë, i zonës, Ladi Abedini”, thotë ndër të tjera Abdullah Skënderi në kallëzimin e tij.

Në kërkesën drejtuar prokurorisë për nisjen e hetimit, i dëmtuari ka bashkëngjitur edhe dokumenta, foto e video nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka në dispozicion edhe “Boldnews.al”. Dokumentat dëshmojnë se gjykata administrative e Gjirokastrës ka vendosur pezullimin e vendimit për prishjen e objektit.

Ndërsa në foto dhe video, të cilat tashmë janë nëdispozicion të Prokurorisë, dëshmohet shkatërrimi i objektit të tij nga personaprivatë, të cilët kanë qenë të paduruar dhe nuk kanë pritur që institucionetshtetërore të thonë fjalën e fundit./ Boldnews

ME TE LEXUARAT