Gazetari thirrje studentëve: Kërkoni mo të shporret kjo njëherë

Aktualitet

Tashmë prej disa ditësh, studentët po protestojnë duke kërkuar me ngulm plotësimin e 8 kërkesave të shpalosura prej tyre, duke mos pranuar të negociojnë me kryeministrin Edi Rama.

Ajo që studentët kanë theksuar vazhdimisht është vetëm plotësimi i kushteve, duke anashkaluar thirrjet për dorëheqje të ministres Lindita Nikolla.

Për këtë, gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se studentët duhet të kërkojnë që të dorëhiqet Nikolla, pasi është ajo e cila ka bërë ligjin për Arsimin e Lartë.

“Ministrja e arsimit eshte personi, i cili ka bere ligjin e arsimit te larte, qe rezultoi nje pacavure korruptive. Mediat thone se ka pasuri te jashtezakonshme, vile 1.8 milione euro, aksesore qindra mije euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studentet qe rrine e protestojne ne te ftohte thone ne sduam te ike ministrja, thjesht duam te na plotesohen kushtet.

Kerkoni te shporret kjo njehere mo kerkoni. Pastaj kerkoni parate e taksapaguesve. Kaq e thjeshte eshte.”– shkruan gazetari.

ME TE LEXUARAT