Kryebashkiaku i Kukësit i 'përvishet' Ramës

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama përqeshi protestat e zhvilluar në rang vendi, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve, ku i quajti protestuesit si punonjës të Bashkive të djathta.

Ndër Bashkitë e përmendura nga Kryeministri ishte edhe ajo e Kukësit, e për këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu.

Me anë të një deklarate për mediet, ai thekson se Rama po përpiqet të “sfumojë me çdo kusht protestën e studentëve”.

Më tej ai i përvishet Kryeministrit, ndërsa numëron sipas tij, padrejtësitë e qeverisë, sidomos ato ndaj qytetarëve të Kukësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kukësi nuk ka tashmë studentë, sepse ju zt. Kryeministër e mbyllët Filianin e UT-së, duke detyruar qindra të rinj të braktisin auditorët nga pamundësia ekonomike e të ikin jashtë vendit. Populli i Kukësit e ka dhuratë aeroportin dhe ju e gënjeni çdo ditë që do të hapet. Zoti Kryeministër merr shembull nga Bashkia e Kukësit, që megjithëse e varfër në maksimum, ka 3 vite që e trajton me bursë 100% të studentëve aplikonte të Kukësit”, thuhet në reagimin e kryabashkiakut.

ME TE LEXUARAT