"E dimë kush e bëri 21 janarin", Artan Hoxha: Ka prova të reja!

Aktualitet

Si sot 8 vjet më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë gjatë protestës së opozitës të drejtuar asokohe nga kryeministri Edi Rama, 4 qytetarë të thjeshtë dhe kjo ngjarje e rëndë vijon të mbetet e pazbardhur plotësisht.

Duke komentuar Dosjen e 21 janarit për “Ora News”, gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka thënë se për këtë ngjarje të rëndë kanë dalë në pah prova të reja.

“Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga viktimat kush i ka vrarë. Nuk mendoj se serveri ka provat kryesore, por ka prova të rëndësishme për hetimin. Unë mendoj se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës vrasjet e 21 janarit janë një krim shtetëror i dokumentuar, duke qenë se ende “nuk kemi ndëshkim të autorëve fizikë, nuk po themi të urdhëruesv”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U është premtuar drejtësi. Kjo është një ngjarje aq e dukshme, është një krim shtetëror i dokumentuar. Kur organizatorët dhe urdhëruesit kishin fshehur ekzekutorët. Në çdo ngjarje ku është e përfshirë politika nuk do zbardhet. Por në këtë rast ne e dimë se kush e bëri. Dimë që Agim Llupo ka qëlluar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme.

Ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë. Ndërkohë vrasja e Hekurn Dedës që për mua është shumë e qartë, pamjet filmike dëshmojnë qartë kush e vret Hekuran Dedën. Jam skandalizuar kur prokuroria nuk ka arritur ta provonte.

Vrasja e Aleks Nikës, po ashtu është e provuar kush e ka vrarë. Duhej vetëm një eksperiment i thjeshtë hetimor që të provonte, gjë të cilën e kanë bërë agjenci të huaja, të cilat e kanë bërë për llogari të vet. Mua më ka shqetësuar mënyra sesi ata që organizuan 21 janarin, pra mënyra si shpejtuan ta devijonin hetimin dhe të arrinin në disa vendime gjyqësore që sot është vështirë të kthehen”, deklaroi Hoxha.

ME TE LEXUARAT