Arrestohet "sozia" i arbitrit të ndeshjes Juventus-Ajaks

Sport

Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë.

Turpin është gjyqtari francez që vendosi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino.

Por në fakt nuk bëhet fjalë për Clement Turpin e vërtetë, por një person tjetër që kishte përdorur identitetin e tij.

Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai transportonte lëndë narkotike nga Belgjika në Francë dhe ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.

ME TE LEXUARAT