Regjistrohet emri i parë, kush është Olsian Cela, kandidat për prokuror të përgjithshëm

Aktualitet

Regjistrohet emri i pare i kandidatit per prokuror te pergjithshem. KLP ka njoftuar diten e sotme se kandidatura e pare per pozicionin e Prokurorit te Pergjithshem eshte regjistruar sot dhe ai eshte prokurori Olsian Çela.

Ky i fundit aktualisht punon ne prokurorine e krimeve te renda, pasi u rikthye aty me vendim te keshillit te larte te prokurorise.

KLP e riktheu Celen tek krimet e renda pas vendimit te Arta Markut per ta transferuar ate ne rrethe. Vendimi per transferimin e Celes ne rrethe eshte marre pas debateve qe ai ka pasur me kryeprokuroren Donika Prela.

Olsian Cela ka punuar vitet e fundit ne prokurorine e krimeve te renda. Ai ka hetuar disa dosje te rendesishme ndersa me heret ka qene edhe drejtues i kesaj prokurorie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nje nga ceshtjet me te bujshme te trajtuara nga Olsian Cela ka qene edhe vrasja e Mirit te Xhikes me te pandehur shtetasin Lavderim Tufa./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT