Malësi e Madhe, lëviznin me armë zjarri, policia kap dy "të fortët"

Aktualitet

Një 30 vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Shkodrës pasi lëvizte me armë në makinë. Nderkohë që në Malësinë e Madhe arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen "Salo Halili", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.
Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT