Sekuestrohen 1000 koli cigare kontrabandë në portin e Durrësit

Aktualitet

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojne 1000 koli cigare kontrabande ne Doganen e Durresit.

Autoritetet policore deklaruan se “Pas nje analize risku dhe dyshimeve te arsyeshme per kontenierin me cigare,   Drejtoria e Hetimit Doganor ne Drejtori te Pergjithshme te Doganave, ushtroi kontroll ne kontenierin me cigare, ku gjate kontrollit u konstatua se te gjitha paketat ishin pa pulle fiskale.
Keto paketa me cigare nuk rezultojne si marke cigaresh nderkombetare e regjistruar dhe e mbrojtur”.

Sasia e sekuestruar eshte 1000 koli me cigare me nga 50 steka,  me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres,  per vepren penale: " Kontrabanda me mallra qe paguajne akcize ose me pezullim te plote apo te pjesshem nga detyrimet doganore ose te akcizes", te parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres dhe me parneret nderkombetare, po kryhen veprimet e para hetimore.
Hetimet vazhdojne!

ME TE LEXUARAT