Qytetarët kosovarë gjobiten në Serbi

Kosovë&Rajon

Shoferët kosovarë po vazhdojnë të gjobiten nëpër rrugët e Serbisë për shkak se autoritetet serbe nuk po ua njohin patentat shoferëve qe jane lëshuar nga Republika e Kosovës.

Një shtetas kosovar që ka udhëtuar për punë në Serbi, ka shpjeguar se policët serbë e kanë ndaluar në një qytet serb, duke ia kërkuar patentë shoferin, por kur atyre ua ka treguar “lejen” e Kosovës ka pasuar dënimi në vlerë prej 1 mijë euro.

Gazeta Express të hënën ka kontaktuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, i cili ndaj këtyre praktikave ka paralamëruar kundër-masa.

Mustafa ka thënë se është në dijeni të këtyre rasteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prandaj, ai ka thënë se gjatë mbledhjes së nesërme të Qeverisë do ta ngre këtë temë duke i kërkuar qeverisë masa reciprociteti ndaj palës serbe.

“Unë jam në dijeni dhe kjo është nismë e shtetit serb, në vazhdën e mosnjohjes së dokumentacionit të shtetit të Kosovës unë nesër në mbledhje të qeverisë kam me ngritë si temë dhe njeherit do kërkoj prej qeverisë të marrim masa të reciprocitetit duke filluar prej mos njohjes së tabelave dhe te gjitha dokumenteve që Serbia nuk na i njeh neve”, ka thënë Mustafa.

ME TE LEXUARAT