Ushqimi më i keq për tu konsumuar në darkë

Soft

Të gjithë përpiqemi të ushqehemi sa më shëndetshëm, të kontrollojmë dietat dhe sasinë e lëngjeve që pimë.

Është gjë e mirë të dish se çfarë është e mirë ose jo, por ndonjëherë mund ta gjesh veten para pjatës pa e ditur nëse ushqimi që po të tundon është i mirë apo i keq për organizmin. Atëherë çfarë është ushqim i keq?

Sipas dietologoes Keri Glassman, të hash një hot dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës.

Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura (yndyrë e cila e bën stomakun më të madh).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar si salsiçet, aq më shumë do t’ia ulni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës.
Nëse deri tani i ke rënë shkurt darkës dhe e ke zgjidhur me një hot dog “të thjeshtë”, në fakt ke bërë gabimin më të madh për shëndetin.

ME TE LEXUARAT