Deputeti kosovar i vërsulet Ramës: Ke afruar Shqipërinë me Serbinë

Kosovë&Rajon

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me politikën serbe.

“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me politikën në Serbi dhe një defaktorizim me politikën në Kosovë”, ka thënë Gashi në KTV.

“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.

ME TE LEXUARAT