Jonida Maliqi sonte ngjitet në skenën Eurovision

Showbiz

Këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi ditën e sotme pritet të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e magjishme të Eurovision-it me këngën “Ktheju Tokës”.

Jonida do të jetë e 14-ta në radhë ndërkohë finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më datën 18 maj.
Lidhur me mbrëmjen e sotme e cila do jetë e mbushur plot emocione, ka reaguar vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka një mesazh për të na dhënë të gjithëve që lidhet me televotimin.

Bukuroshja ndër të tjera i fton të gjithë që në këtë ditë të shënuar të votojnë Shqipërinë me numrin 14-të:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri. Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip ‘Ktheju Tokës’. Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin. Ju dua! Paçim fat.”

ME TE LEXUARAT